Messi i shënoi Oblakut nga distanca jo e rregullt mes murit mbrojtës dhe topit (Video)
Barcelona fitoi në fundjavë ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-0 në Camp Nou në kuadër të La Ligas.
Goli i fitores u shënua nga Lionel Messi dhe aq sa ishte i bukur, ishte edhe vendimtar.
Por, perla e argjentinasit nga gjuajta e lirë vazhdon të komentohet në media, tani Marca ka dal me një konkluzion të ri.
Sipas tyre distanca mes murit mbrojtës dhe topit ishte jo e rregullt, nga 9.15 metra që duhet të jetë, ajo ishe 9.8 metra.
Portieri slloven arriti ta prek topin, por jo mjaftueshëm për ta devijuar.
Pas kësaj fitore Barcelona vazhdoi në pozitën e parë me 69 pikë, tetë më shumë se Atletico një vend më poshtë.
Leo Messi scoring against Atletico Madrid ?? pic.twitter.com/ow0HrtguVK
— ⚡ƎLIAS WORLD ?_41 K⚡? (@Elias_Ch_) March 4, 2018