Është kryer vjedhje në një shitore të teknikës së bardhë në Shkup
![Vjedhje](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/E11973851929AF63BB684C236AA56DAB.jpg?fit=424%2C299&ssl=1)
Një person i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në një shitore të teknikës së bardhë në rrugën “Tale Hristov” Shkup, transmeton Portalb.mk.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se vjedhjen në polici e ka denoncuar A.H. (28) nga Shkupi. Vjedhësi e ka thyer qelqin e derës hyrëse dhe ka marrë me vete dy televizorë dhe një laptop dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Policia informon se janë duke u marrë masa për gjetjen e kryerësit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.