Të shtunën do të takohet Mickovski me Ahmetin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, të shtunën do të takohet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, njofton Portalb.mk.

Nga BDI kanë deklaruar se në agjendë të takimit të parë do të jenë emri, ligjet reformuese, dialogu, pushtet-opozitë, por edhe ligji për përdorimin e gjuhës.

Nga ana tjetër, Mickovski, sot deklaroi se pret që në takim të diskutohet për problemet reale dhe situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend.

“I kemi ne faktet dhe argumentet tona për shymë çështje. Do të shohim se si do t’i prezantojnë ato fakte dhe argumente, në drejtim përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve tanë pasi që është qëllimi jonë elemtar dhe bazik – se si këtë vend ta bëjmë më të mirë për jetesë. Populizëm të zbrazët dhe pasione të ulëta nuk do të praktikojmë në politikën tonë”, tha Mickovski.

Ndryshe, ky është takimi i parë i Ahmetit me Mickovskin, prej kur ky i fundit erdhi në krye të partisë me të cilën deri para ca kohësh udhëhoqi Nikolla Gruevski. Mickoski, paraprakisht është takuar edhe me liderin e LSDM-së dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button