Qeveria i shkarkoi konsulentët e shtrenjtë të emëruar në kohën e VMRO-DPMNE-së

Qeveria e Maqedonisë, në seancën e djeshme ka shkaktuar disa konsullë në mesin e të cilëve më i eksponuar është lobisti Xhejson Miko, kolumnist disa vjeçar në gazetën e mbyllur “Dnevnik” dhe konsulent i Qeverisë në kohën e VMRO-DPMNE-së, i cili është paguar nga Buxheti, njofton Portalb.mk.

Më parë, ai ishte lobist për VMRO-DPMNE-në dhe konsulent. Sipas dokumenteve të Agjencisë së Amerikës për Regjistrim të Bashkëpunëtorëve të Huaj – FARA, VMRO-DPMNE për 7.500 dollarë në muaj e ka angazhuar Xhejson Miko-n që të japë shërbime konsulentë afër zgjedhjeve të vitit 2006, në të cilat Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE erdhi në pushtet.

Miko, ishte edhe producent në dokumentarin që e inçizionte produksioni i Gjorgji Poll Gjorgjiev, pronar i portaleve për shpërndarje ne lajmeve të rrejshme kundër Zoran Zaevit, përpara zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016.

Përskaj Mikos, janë shkakruar edhe Riçard Golldman, Tomas Tanef, Endru Dimitri Pejkof, Lou Vllasho dhe Purshotam Karamangalla Xhajaram.

Në korniza të pikave  për ndryshime kadrovike, Qeveria dje e ka emëruar Bujar Dardhishtën për u.d. drejtor të Drejtorisë për Regjistrim të Librave Amë, ndërkaq Llazar Elenovski është emëruar për deputet special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për integrime në NATO në Bruksel.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e ka miratuar propozim ligjin për paraqitjen dhe evidentimin e obligimeve të cilat i kanë institucionet buxhetore. Në fakt, deri më tani nuk ka ekzistuar mekanizëm i unifikuar i evidentimit dhe ndjekjes së obligimeve të subjekteve të cilat disponojmë me mjete publike. Propozim ligji i ri parasheh që nëpërmjet sistemit elektronik të evidentohen, obligimet që i kanë marrë institucionet dhe nuk i kanë kryer, duke i përfshirë edhe borxhet.

Ligji përfshinë organet e pushtetit, njësitë e vetëqeverisjes lokale, institucionet të cilat kryejnë veprimtari në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, por edhe institucionet me veprimtari tjetër që kanë interes publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button