Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të dëborës me intensitet të dobët deri në mesatare, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe lindore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore, e cila në Pellagoni në disa momente do të përforcohet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri në minus dy, ndërsa ajo e ditës prej minus tre deri në tre gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të dëborës herët paradite, si dhe në orët e mbrëmjes. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura do të jetë në interval prej minus gjashtë deri në një gradë.

Deri të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të dëborës me intensitet të dobët deri në mesatare, kryesisht në pjesët perëndimore dhe lindore. Temperaturat do të jenë jashtëzakonisht nën mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa më ftohtë do të jetë të enjten kur temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresë nën -10 gradë. Të premten do të ketë reshje të shiut dhe të dëborës, ndërsa ngrohje të konsiderueshme me reshje lokale të shiut do të ketë gjatë uikendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button