Heynckes: Bayerni i sivjetëm, më i mirë sesa ai i vitit 2013
Bayern Munchen është një prej skuadrave më të frikshme këtë sezon në Europë, pavarësisht fillimit jo shumë të mirë të sezonit.
“Championsi ka ndryshuar, pasi janë 5 skuadra angleze që vitet e fundit kanë investuar 3 miliardë euro në merkato. Unë besoj se kam në dispozicion një skuadër më të mirë sesa në sezonin 2012-2013, e që më ofron më shumë alternativa. Por kjo nuk është garanci për të fituar këtë kompeticion sivjet, pasi konkurrenca është shumë e madhe”, tha Heynckes.
Në sezonin 2012-2013, Bayern fitoi tri trofe me Heynckes në pankinë: Bundesligën, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë.
Sezonin aktual, Bayern Munchen kryeson me autoritet kampionatin, me 20 pikë më shumë sesa skuadra e vendit të dytë; është në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë dhe është shumë pranë kualifikimit për në çerekfinalet e Championsit, pas fitores 5-0 në sfidën e parë me Beshiktashin.