Moti sot në Maqedoni
Nën ndikimin e një vale të lagësht prej sot në vend pritet ndryshim i motit me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe borë në male.
Temperaturat do të jenë mbi zeron dhe do të lëvizin prej 0 deri 10 gradë.
Reshjet do të jenë me intensitet të dobët deri në mesatar dhe shumica do të jenë prezent në pjesët perëndimore të shtetit
Të martën dhe të mërkurën përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar juglindore. Nga e mërkura temperaturat maksimale do të jenë në rritje.