Doping në Olimpiadë, Rusia konfirmon përfshirjen e një sportisti të saj
Delegacioni nga Rusia në Olimpiadën në Pyeongchang, thotë se një sportist i saj ka dështuar në testin e dopingut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dy agjenci shtetërore ruse të lajmeve, citojnë Konstantin Vybornovin, zëdhënës i “Sportistëve Olimpikë nga Rusia”, të ketë thënë se delegacioni i tyre ka pranuar një njoftim zyrtar nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, ku flitet për testin pozitiv të një sportisti të tyre.
Vybornov thotë se sportistit në fjalë i është marrë për analizë edhe mostra “B”, por pa specifikuar emrin e sportistit as disiplinën në të cilën ka garuar.
Nëse rasti konfirmohet edhe zyrtarisht, paraqet një goditje shtesë për përpjekjet e Rusisë, që në ceremoninë mbyllëse të parakalojë me emrin formal të saj.
I vetmi rast dopingu pozitiv në Lojërat Olimpike në Pyeongchang, është ai me japonezen, garuese në patinazh të shpejtë, Kai Saito, e cila rezultoi të ketë marrë substancën e ndaluar Diuretic.