Skualifikohet Suela Mëhilli nga Lojërat Olimpike dimërore

Suela Mëhilli e përfundoi më shpejt seç duhej garën e slalomit special në ski në Lojërat Olimpike dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut.

Një gabim teknik që në raundin e parë i kushtoi skiatores shqiptare në garën që u shty për shkak të erërave të forta. Gjatë zhvillimit të kësaj gare, Suela Mëhilli shmangu një nga stekat e vendosura në pistë, diçka që konsiderohet si një faull teknik, duke u skualifikuar përfundimisht nga kjo disiplinë, transmeton Top Channel.

Në 18 dhe 22 shkurt do t’i takojë Erjon Tolës të garojë në Lojërat Olimpike dimërore, me 31-vjeçarin që do të marrë pjesë në slalomin gjigant dhe atë special.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button