Thaçi: E vërteta për vrasjen e Ivanoviqit dikujt do t’i dhembë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për vrasjen e liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Në një intervistë për televizionin serb N1, ka theksuar se motivet e vrasjes, sipas informatave, janë mafioze.

“Hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviq po vazhdon. Deri më tani nuk ka asnjë tregues që aludoi për rastin e motivuar etnikisht, por informacioni i parë që tregon, kanë të bëjnë me motive mafioze. Ne do të bashkëpunojmë me autoritetet serbe, në mënyrë që të marrim informacionin e duhur. E vërteta do të dalë, edhe pse dikujt do t’i dhemb”, tha Thaçi.

Thaçi tha se këto ishin të dhëna paraprake nga autoritetet hetuese kosovare.

“Për më tepër, nuk mund të flas. Këtu janë institucionet përkatëse që do të japin rezultatet e tyre. Megjithatë, mund të ketë struktura kriminale të lidhura me qarqe të caktuara politike”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button