Grabiten 200 litra naftë për amvisëri nga ambulanca në Haraçinë
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2018/02/134108156.jpg?fit=540%2C300&ssl=1)
Një autor i panjohur nga ambulanca në Haraçinë ka grabitur dyqind litra naftë për amvisëri, njoftoi policia.
FA. (58) nga fshati i Haraçinës, e punësuar në ambulancën e këtij fshat si infermiere patronazhi, dje ka raportuar se një autor i panjohur ka kryer grabitje në Stacionin Shëndetësor në Haraçinë.
Siç njoftoi MPB, autori me përdorimin e forcës ka hyrë në hapësirat e podrumit, ka çmontuar një zorrë të rezervuarit dhe ka marrë rreth 200 litra naftë për amvisëri dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Merren masa për gjeten e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.