Poker Spalit, Milani ndjen “aromë” Europe

Milani kaloi pa probleme Spalin, duke triumfuar në transfertë me rezultatin 4-0.

Pokeri u paralajmëroi që në minutat e para ta takimit. Pa u mbushur ende 120 sekonda nga fërshillima e startit, Cutrone gjeti rrjetën për kuqezinjtë, transmeton Top Channel.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve për të gjetur golin e qetësisë.

E dyta nis me Spalin më të shkujdesur në prapavijë dhe të hedhur në kërkim të golit të barazimit. Por, në të 65-ën, Cutrone gjen golin e dytë, si për Milanin ashtu edhe personal.

Biglia në minutën e 73 dhe Borini në fund të takimit vulosën fitoren e Kuqezinjëve, që barazon me pikë Sampdorian dhe sheh veten më pranë zonës së Europës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button