Turqi, 8 të vdekur gjatë një aksidenti rrugor

Së paku tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur në aksidentin e trafikut që ndodhi në Kahramanmaras, në lindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aksident u përplasën një minibus dhe një kamion, ndërsa sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën tetë persona.

Në vendin e fatkeqësisë janë dërguar shumë automjete të zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë si dhe policia.

Theksohet se minibusi është nisur nga Ankaraja, ndërsa në vazhdim është hetimi mbi shkaqet e aksidentit rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button