Operacioni “Dega e ullirit”, forcat turke kanë vrarë 1.141 individë

Forcat e armatosura turke kanë vrarë 1.141 individë gjatë operacionit “Dega e ullirit “në rajonin e qytetit Afrin në pjesën veriore të Sirisë, kumtoi sot Shtatmadhoria e armatës turke.

Në kuadër të operacionit të sotëm në Afrin forcat turke kanë vrarë edhe 79 individë nga Forcat për mbrojtjen e popullit, Partia Punëtore Kurde, Partia e Lidhjes Demokratike dhe nga grupi xhihadist Shteti Islamik.

Nga fillimi i aksionit deri më tani kanë humbur jetën gjithsej 1.141 individë. Ofensiva e ushtrisë turke “Dega e ullirit” filloi më 20 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button