Alarmante, me qindra lëndë gjyqësore për shtatë vjet ruhen në sirtarin e gjykatësve të Maqedonisë

“Në Maqedoni ka tendencë të rritjes së numri të rasteve të vjetra deri në 7 vjet” dhe të cilat assesi të kenë epilog gjyqësor, ky ishte njëri nga përfundimet nga prezantimi i rezultateve të monitorimit të dytë të gjykatave në Republikën e Maqedonisë në “Reformat në gjyqësor”. Siç bëri të ditur bashkëpunëtorja e Institutit për Politikë Evropiane, Angela Shumoska rasti konkret ndodh me Gjykatën Themelore Gostivar i cili brenda 3 muajve ka për 78 rritje të lëndëve gjyqësore të pazgjidhura deri në 7 vjet të vjetra, raporton Portalb.mk.

“Në këtë raport janë të përfshira gjykatat me numër më të madh të rasteve të pazgjidhura. Në krahasim me raportin e parë, për tre muaj Gjykata Themelore Gostivar ka rritje të lëndëve gjyqësore të pazgjidhura deri në 78 të vjetra deri në 7 vjet. Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe 2 kanë ulje të lëndëve gjyqësore të pazgjidhura ndërsa Gjykata Themelore Kumanovë ka rritje në numër të lëndëve gjyqësore të pazgjidhura deri në 6 të cilat janë të vjetra prej 3-7 vjet”, tha Shumoska.

Shumoska gjithashtu bëri të ditur se problematike në gjyqësorin e Maqedonisë është edhe përsëritja e lëndëve gjyqësore në të cilat është bërë shkelje e të drejtave të njeriut, e vlerësuar nga Gjykata Evropiane për të drejtat të njeriut.

LEXO: Rasti el-Masri, Maqedonia kërcënohet të dënohet nga Këshilli i Evropës

Edhe pse në periudhën tetor-dhjetor 2017 janë sjell dy aktgjykime nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut për shkelje të të drejtave të njeriut në Maqedoni në dy raste gjyqësore, gjatë vitit 2017 nga Komisioni për shqyrtim të këtyre aktvendimeve është mbajtur vetëm një seancë për shqyrtim të këtyre vendimeve: Gjatë periudhës së monitorimit është mbajtur vetëm një seancë nga ana e komisionit nderresorësh për zbatim të vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare dhe kjo është seanca e parë gjatë 2017-s edhe pse në pajtueshmëri me ligjin për zbatimin e vendimeve është e detyruar të mbajë më së paku katër seanca gjatë një viti kalendarik”, tha Shumoska duke shtuar se alarmante bëhet gjendja kur rastet e njëjta gjyqësore, edhe pse me epilog nga Gjykata Evropiane, sërish përsëriten.

Nga e majta: Iva Conevska, Mirosllav Draganov dhe Angella Shumoska

Krahas përsëritjes së lëndëve gjyqësore dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, gjatë monitorimit është shikuar edhe mënyra e funksionimit të Këshillit Gjyqësor. Për të njëjtin, drejtori ekzekutiv i Institutit për të Drejtat e Njeriut, Mirosllav Draganov vlerësoi se ka përparime në mënyrën e emërimit të gjykatësve.

“Për herë të parë Këshilli Gjyqësor është larguar nga praktika e deritashme kur zgjedhte vetëm gjykatësit dhe kryetarët që kanë më së shumti pika në listat e publikuar. Për herë të parë, i zbatoi kriteret e Nenit 41 nga ligji për Këshillin Gjyqësor. Interesante është edhe ajo se edhe kandidatët për herë të parë u ndanë në kandidatë të shumicës dhe joshumicës dhe u votuan me shumicë të votave për të dyja listat. Karakteristike ishte edhe ajo se nuk u zgjodh kryetari i cili ka më shumë pika, por shkoi me secilin veçmas duke i përfshirë të gjithë në vlerësim”, tha Draganov.

Megjithëse ditë më parë u tha se në reformat e Këshillit Gjyqësor parashihet edhe notimi i gjykatësve, një gjë të tillë sipas Draganov duhet ta bëjmë nga fillimi, e jo me pikët e marra nga vitet paraprake.

“Ajo çfarë duhet të theksohet se më 2006 kur edhe nuk ekzistonte ligji fare, pikat e gjykatësve siç ishin marrë më parë u transferuan direkt në listën vlerësuese të tyre, kjo nuk është e duhura. Një pikë e gjykatësit nuk është e njëjtë si para 2006-s edhe pas sja, duhet vlerësim nga fillimi”, tha Draganov.

U diskutua edhe për transparencën e gjykatave gjatë publikimit të vendimeve dhe sipas asaj që u tha nga Iva Conevska e Institutit për Politika Evropiane nga Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk janë publikuar 18 vendime, kurse nga ajo Shkupi 2 nuk janë publikuar 93 vendime, gjë e cila i bën jotransparente.

Monitorimi “Reformat në Gjyqësor” është realizuar në periudhën kohore tetor – dhjetor 2017 dhe është i dyti më radhë që realizohet në kuadër të projektit “Aksion i përbashkët për reforma urgjente në gjyqësor” i realizuar në bashkëpunim mes Institutit për të Drejtat e Njeriut, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj dhe Instituti për Politika Evropiane i financuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button