Tevdovski: Ligji për evidentimin e borxheve në procedurë qeveritare

Hyn në procedurë ligji për paraqitje dhe evidentim të obligimeve përmes të cilit do të rregullohet obligimi të gjithë ata që disponojnë me mjete publike, t’i paraqesin borxhet e veta, paralajmëroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

“Këto ditë në procedurë qeveritare do të hyjë Ligji për paraqitje dhe evidentim të obligimeve. Ky ligj do të mundësojë sigurim të transparencës dhe përforcimit të përgjegjësisë gjatë disponimit me mjete publike përmes evidentimit të plotë të obligimeve të ndërmarra, që u ka kaluar afati dhe nuk janë paguara në sistem adekuat elektronik nga ana e të gjitha organeve të pushtetit, institucioneve publike dhe institucioneve dhe njësive të vetëqeverisjes lokale. Kështu do të kemi kontroll të plotë në obligimet e mbetura të të gjitha këtyre subjekteve, që është parakusht themelor për parandalim sistematik të përsëritjes së këtij problemi në të ardhmen”, sqaroi Tevdovski në nënshkrimin e marrëveshjes për memorandum për mirëkuptim mes gjashtë komunave në kuadër të projektit “Përforcim i këshillave komunal – faza e implementimit”.

Me këtë obligim do të evitohet grumbullimi i borxheve të paevidentuara si në të kaluarën dhe Qeveria do të ketë kontroll të plotë në të gjitha obligimet e ndërmarra, të skaduara dhe të papaguara nga ana e organeve të pushtetit, institucioneve publike, fondeve dhe komunave.

Nga Ministria e Financave informojnë se në fazë përfundimtare është edhe përpunimi i softuerit në të cilin të gjitha institucionet do t’i plotësojnë rregullisht të dhënat përmes ueb-aplikacionit. Pasi që Kuvendi do të japë mbështetje të Ligjit, softueri shpejt do të vihet në funksion. Siç theksojnë nga Minsitria e resorit, krahas transparencës në pikëpamje të shpenzimit të parave publike në të ardhmen, zgjidhja e këtillë do të kontribuojë edhe për përgjegjësi më të madhe dhe parandalim të grumbullimit të borxheve tek institucionet në të ardhmen.

Vitin e kaluar nga Ministria e e Financave është bërë hulumtim në mënyrë që të konfirmohet se sa borxhe të vjetra të papaguara kanë saktësisht institucionet shtetërore, fondet, ndërmarrjet publike dhe komunat. Me këtë rast është konstatuar se deri më 31 maj të vitit të kaluar borxhet e mbetura janë në vlerë të 22 miliardë denarëve.

Në ngjarjen e sotme, ministri Tevdovski theksoi se edhe këtë vit në Buxhetin për vitin 2018 janë paraparë dukshëm më shumë mjete për komunat, që duhet të mundësojë që rregullisht t’i kryejnë funksionet e veta dhe paralelisht të fillojnë ta ulin shumën e borxheve të papaguara nga e kaluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button