Për t’u integruar në Evropë duhet miratuar një sërë ligjesh, Kuvendi ende i hutuar nga 35 mijë amendamente!

Realizimi i detyrave të parashtruara në Strategjinë për zgjerim të Komisionit Evropian për Maqedoninë parasheh miratim të ligjeve në Kuvendin e Maqedonisë i cili bojkotohet dhe bllokohet nga opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE. I pyetur nga Portalb.mk se çfarë do të bëhet nga Qeveria e Maqedonisë që të arrihet konsesusi politik që Maqedonia të prosperojë në procesin eurointegrues, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se do të bëhet çmos duke mos prezicuar se cilat janë hapat deri te zgjidhja e këtij problemi.

“Do të bëjmë çmos që ne si Qeveri të shtrijmë dorën e bashkëpunimit me opozitën, të jemi konstruktiv dhe të mundësojmë një proces inkluziv për të gjitha çështjet në interes të përbashkët. Do të mbetet obligim i tyre se si do të sillen në këtë mundësi historike dhe qytetarët të jenë ata që do të vlerësojnë punën e secilës parti politike”, tha Osmani.

Duke komentuar më tej, zëvendkryeministri Bujar Osmani tregoi se edhe opozita është përcaktuese e dinamikës së realizimit të transformimit të shoqërisë, e nevojshme për përparim të Maqedonisë.

“Që Maqedonia të ketë progres, do të varet nga Qeveria dhe opozita. Opozita mban përgjegjësi para qytetarëve sikurse mban qeveria në përcaktimin e kësaj dinamike”, tha Osmani.

Ndërkaq, kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi gjatë një takimi të realizuar sot ka thënë se: “Deri në fund të vitit, në Kuvendin e Maqedonisë parashihet nxjerrja e një sërë ligjeve reformuese që rrjedhin nga rekomandimet e Bashkimit Evropian. Negociatat ndërmjet pushtetit dhe opozitës vazhdojnë edhe përskaj vendimit të opozitës që mos marrë pjesë në punën e Kuvendit”.

Ajo çfarë mund të shihet nga fjalimi i përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini  dhe eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, duket qartë se Maqedonia është në një fazë, që nëse dëshiron integrim në BE duhet të kryejë “detyra e shtëpisë”.

Ndërkaq, që Maqedonia të tregojë se a do të jetë nxënës i mirë apo i keq, të realizojë ose jo “detyrat e shtëpisë” duhet që VMRO-DPMNE-ja të kontribuojë në punën e Kuvendit të Maqedonisë. Kështu vlerësoi ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar gjatë komentimit të mbi 35 mijë amandamentet e ligjit të gjuhëve.

“Në çdo shtet përfshirë këtu edhe Maqedoninë, duhet të ketë konsensus nacional për procesin e ardhshëm, shoh se ka konsensus nacional për europerspektivën, por para se gjithash, duhet të përkrahen edhe reformat që janë të rëndësishme në këtë drejtim. Këto janë detyrime të të dyja palëve, të Qeverisë e cila duhet të marrë parasysh kërkesat e opozitës, kurse opozita duhet të mos i shfrytëzojë mjetet demokratike apo mënyrat para se gjithash në Kuvend. Të merr pjesë në punën parlamentare dhe të kontribuojë bashkërisht për të sjellë vendime nga atje”, tha Zhbogar.

Përndryshe, ekspertët parlamentarë vlerësojnë se ekziston vetëm një mundësi që puna e Kuvendit të Maqedonisë mos bllokohet. Që mos të shkelet rregullorja si dhe nga ana tjetër mos të merret Kuvendi vetëm me ligjin e gjuhëve, seancat plenare mund të ndahen në dy pjesë. Në një pjesë të diskutohen amendamentet e ligjit dhe gjysmën tjetër të miratohen ligjet tjera duke pasur parasysh se faza e ardhshme gjashtëmujore është e rëndësishëm për Maqedoninë dhe priten të miratohen ligje të rëndësishme që përcaktojnë edhe fatin evro-atlantik të Maqedonisë.

Nga ana tjetër faza e ardhshme gjashtëmujore është e rëndësishëm për Maqedoninë për shkak se në Kuvendin e Maqedonisë priten të miratohen ligje të rëndësishme që përcaktojnë edhe fatin evro-atlantik të Maqedonisë.

Strategjia e zgjerimit i KE-së: Ja cilat janë gjashtë “detyrat e shtëpisë” që duhet t’i kryejë Maqedonia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button