Speci i kuq djegës, për qetësimin e dhimbjeve të artritit dhe migrenës

Kapsicum, njohur ndryshe si speci i kuq djegës, futet në familjen e erëzave. Tuli i specit kuq djegës përdoret në prodhimin e ilaçeve.

Speci i kuq djegës përdoret për një sërë problemesh me tretjen, si gazrat, dhimbje të barkut dhe diarrenë. Ai përdoret gjithashtu për probleme me zemrën ose enët e gjakut, si qarkullimi i dobët i gjakut, mpiksje të gjakut, kolesteroli i lartë dhe për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Përdorime të tjera përfshijnë: për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve, sëmundjet detare, alkoolizmi dhe temperatura e lartë. Përdoret edhe për njerëzit që kanë vështirësi në gëlltitje.

Disa njerëz e aplikojnë këtë erz në lëkurë për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga osteoartriti, artriti reumatoid, herpesi dhe fibromalagjia.

Përdoret gjithashtu për dhimbjet nervore (neuropatia) e lidhur me diabetin dhe HIV-in, lloje të tjera të dhimbjeve nervore (neuralgjia) dhe dhimbjet e shpinës.
Ekstraktet e specit të kuq djegës përdoren gjithashtu në lëkurë për të lehtësuar ngërçet muskulore, si gargare për fytin etj. Disa njerëz  e aplikojnë atë brenda hundës për të trajtuar temperaturën e lartë, dhimbjet  e kokës të shkaktuara nga migrena dhe infeksionet e sinusit (sinusiti).

Një formë e ekstrakteve të specit të kuq djegës po testohet aktualisht si ilaç për migrenën, osteoartritin dhe gjendje të tjera të dhimbshme.

Si funksionon?

Tuli i specit të kuq djegës përmban një substancë kimike të quajtur kapsaicinë. Kjo substancë duket se lehtëson dhimbjet kur aplikohet në lëkurë.

Përdorimet

Efikase për:

Dhimbjet e shkaktuara nga artriti, osteoartriti, psoriaza, herpesi dhe dhimbjet për shkak të diabetit (neuropatia diabetike), kur aplikohet në lëkurë në pjesën ku keni dhimbje. Përbërësi aktiv në përgatitjen lokale të specit djegës, kapsaicina, është aprovuar për përdorim nga Federata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Ndoshta efikase për:

  • Dhimbjet e shpinës, kur aplikohet në lëkurë.
  • Lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe kyçeve të shkaktuara nga fibromialgjia, kur aplikohet në lëkurë.
  • Lehtësimin e simptomave të nodularis prurigo, një sëmundje e lëkurës. Mund të marrë 22 javë deri në 33 muaj për shërimin e kësaj sëmundjeje.
  • Dhimbjet e kokës, kur aplikohet në hundë.
  • Lehtëson dhimbjet e rinitit perenial, hundë e kuqe që nuk lidhet me alergjitë ose infeksionin, kur përdoret në hundë. Ky përfitim mund të zgjasë për 6-9 muaj.
  • Ulcera në stomak. Ka të dhëna që sugjerojnë se njerëzit të cilët përdorin tulin e specit djegës rreth 24 herë në muaj janë më pak të rrezikuar që të vuajnë nga ulcera në stomak se ata që konsumojnë spec djegës më pak se 8 herë në muaj. Specin djegës mund ta konsumojnë siç është, si pluhur, salcë apo në ushqime të tjera që e përmbajnë këtë erz.
  • Sindroma e zorrës së irrituar. Të dhëna të hershme sugjerojnë se kjo erz e marrë nga goja nuk lehtëson simptomat e zorrës së irrituar.
  • Ka të dhëna kundërshtuese deri tani sa i përket efikasitetit të kapsicum në lehtësimin e simptomave të etheve dhe temperaturës së lartë.
  • Polipe në hundë. Aplikimi i kapsicum në hundë duket se lehtëson simptomat dhe qarkullimin e ajrit.
  • Vështirësi në gëlltitje. Disa njerëz, sidomos të moshuarit ose ata që kanë pësuar dikur një goditje në tru, janë më të predispozuar që të zhvillojnë “pneumoni aspirative”. Është një lloj pneumonie që zhvillohet kur një person ka vështirësi në gëlltitjen si duhet të ushqimit ose kalimin e pështymës. Ka të dhëna që sugjerojnë se tretja e një suplementi që përmban kapsaicinë në gojë para çdo vakti mund të ndihmojë të moshuarit që kanë probleme me gëlltitjen e ushqimit.
  • Dhimbje të barkut
  • Dhimbje të dhëmbëve
  • Mpiksje të gjakut
  • Temperaturë e lartë
  • Të përziera
  • Kolesterol i lartë
  • Sëmundje të zemrës
  • Dhembje të kokës të shkaktuara nga migrena
  • Ngërçe muskulore
  • Laringit
  • Gjendje të tjera

Gjithsesi, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar efikasetin e kësaj erëze për këto përdorime.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button