Kryeministri Zaev do të shkojë për vizitë zyrtare në Turqi me 12 shkurt

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar me 12 shkurt do të shkojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, njofton Portalb.mk.

Gjatë vizitës zyrtare kryeministri Zaev do të zhvillojë takime me kryetarin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Turqisë, Billarin Jillderim si dhe me kryetarin e Kuvendit ë Republikës së Turqisë, Ismail Kahraman.

Pas takimit me kryetarin e Qeverisë së Turqisë është parashikuar edhe konferencë e përbashkët për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button