Qeveria nuk zbulon se për cilin emër të shtetit me përcaktim gjeografik janë të përgatitur

Qeveria nuk zbulon më shumë detaje nga deklarata e mbrëmshme e kryeministrit Zaev, i cili tha se janë të përgatitur për emër të vendit me përcaktim gjeografik. Siç deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, mbeten të matur për këtë çështje që të mos ndikojë në procesin e negociatave, transmeton Portalb.mk.

“E dini që nuk zbulojmë detaje rreth negociatave në këtë fazë. Negociatat janë proces serioz, bëhet fjalë për problem shumë të gjatë dhe që duhet zgjidhje që do të jetë rezultat i kompromisit të ndërsjellët, zgjidhje me dinjitet që do ta ruajë dinjitetin e qytetarëve të të dy vendeve. Si qeveri nuk do të lejojmë të hyjmë në spekulime në lidhje me atë që është publikuar në media dhe nuk kam çfarë të shtoj jashtë deklaratës së kryeministrit”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp duke aluduar në shkrimet e gazetës greke “To vima” se në dokumentin e ndërmjetësuesit të emrit, Metju Nimic gjenden propozime si Maqedonia Veriore dhe Maqedonia e Epërme.

Zaev: Ky është emri i ri i aeroportit të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button