Tuiter – imazhi i ri i diplomacisë

“Me ndërgjegje të qetë dhe përgjegjësi vazhdoj të negocioj për të mirën e atdheut”. Ky ishte reagimi i parë në Tuiter i ministrit grek të Punëve të Jashtme Nikos Koxias për protestën e pardjeshme në Athinë, pas përfundimit të së cilët ai shtoi se “rejting agjencitë sot morën  përgënjeshtrim”, duke dërguar kritika deri te partia opozitare Demokracia e Re.

коѕиас на твитер

Era dixhitale solli ndryshime edhe në mënyrën e udhëheqjes së diplomacisë, ndërsa përzgjedhja e parë lidhur me platformat sociale të komunikimit për një numër më të madh të liderëve politikë është pikërisht Tuiteri.

Sipas rezultateve nga studimi “Tuiplomasi” për vitin 2017″, të publikuar në fund të majit të vitit të kaluar, i përpiluar nga kompania njujorkeze me renome për marrëdhënie me opinionin dhe komunikime “Barson – Marsteller” (Burson – Marsteller), ekzistojnë 856 tuiter profile të shefave të shteteve dhe qeverive dhe ministrave të punëve të jashtme në 178 shtete që është 92 për qind e anëtareve të KB-së me 356 milionë ndjekës.

твитер лого

Krahas profilit zyrtar, një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë edhe profil të tyre personal. Sipas studimit “Tuiplomasi 2017”, sipas numrit të ndjekësve në vend të parë ndodhet papa Françesku, i cili ka profile në nëntë gjuhë. E ndjek presidenti amerikan Donald Tramp, i cili shpesh tuiton për politikat qeveritare dhe poston qëndrime kontroverse.

трамп твитер сметка

Ndërkohë, kompania “Barson – Marsteller” njoftoi se me rreth 40 milionë ndjekës janë shënuar në tetor, Tramp tanimë e ka tejkaluar edhe papën dhe është lideri botëror më i ndjekur në Tuiter. Në profilin e tij personal në Tuiter dje qëndronte informata për 47,3 milionë ndjekës.

Tuiter – platforma kyçe për komunikim të politikanëve dhe diplomatëve

Magjistri për komunikime, asistent i “Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik”, Shkup, Sead Xhigal thotë se Tuiteri është rrjet social  shumë i popullarizuar, i cili përjetoi  zhvillim të shpejtë  në tetë vitet e fundit dhe për momentin ka mbi 300 milionë llogari shfrytëzuese. Përparësia e Tuiterit është qasja e lehtë si për publikim, ashtu edhe për ndjekjen e përmbajtjeve të shfrytëzuesve. Ata lehtë lidhen me njëri-tjetrin  dhe formojnë online grupe dhe rrjete sipas interesave dhe afiniteteve të ndryshme.

“Tuiter së bashku me Fejsbuk, u bë shtyllë kyçe e “sferës publike të dixhitalizimit”, ku formohen tema publike dominuese, krijohet mendimi publik, bëhen diskutime, debate dhe aktivitete të tjera të rëndësishme komunikuese. Pikërisht për këtë Tuiter u bë platformë atraktive për politikanët dhe diplomatët ku ata në mënyrë direkte, pa ndërmjetësim të mediave dhe gazetarëve, mund t’i publikojnë porositë e tyre ndaj opinionit dhe ku kanë mundësi që në mënyrë më të afërt ta tregojnë  anën e tyre personale dhe njerëzore ose të diskutojnë për një temë të caktuar”, thotë Xhigal.

Komunikimin e politikanëve në Tuiter sot kryesisht e udhëheqin persona të obliguar për marrëdhënie me opinionin. Megjithatë, ka edhe pjesë të rëndësishme të politikanëve vendorë dhe botërorë të cilët e përdorin Tuiterin dhe vetë publikojnë tuite. Për shembull, presidenti i SHBA-së Donald Tramp, vetë publikon rreth 40 për qind të tuiteve në emër të tij pas marrjes së funksionit të presidentit.

седа џигал

Xhigal thekson se Tuiter është një nga faktorët kryesorë në procesin e “hapjes së përforcuar, përshpejtimit dhe vizualizimit të komunikimit publik”. Specifika e Tuiterit është në numrin e kufizuar të shenjave të cilat mund të publikohen (së pari ishin 140, tani ai kufizim është 280 shenja). Ky faktor komunikues imponon komunikim të shpejtë dhe konciz, në të cilat mesazhet komplekse duhet të thjeshtësohen dhe “sajohen” në një ose disa tuite, që është më e përshtatshme për një informim  dhe komunikim më të lehtë, më të shpejtë dhe më dinamik. Pra, Tuiter është shkëlqyeshëm i përshtatur për trendin përforcues të vizualitetit në komunikim. Në këtë rrjet lehtë publikohen fotografi, video, pjesë të ngjarjeve drejtpërdrejt, gif-fotografi dhe animacione, mund të zbatohen anketa dhe votime të shpejta, si dhe mundësi të tjera shfrytëzuese.

Ndikimi i madh i Tuiterit, sipas komunikologut vjen si pasojë e rezultatit të natyrës së mesazheve të cilat komunikohen në Tuiter.

“Porositë e politikanëve të cilët arrijnë të adaptohen në formatet e publikimit në Tuiter kanë efekt të shkëlqyeshëm komunikues, ndërsa porositë e tyre  ripublikohen (përmes “rituitimit”), vlerësojnë (“lajk”) dhe shpejt publikohen deri te shfrytëzuesit, ndërsa përmes tyre deri te mediat dhe opinioni. Sinqeriteti i Tuiterit si rrjet komunikues, duke lënë mënjanë ndërmjetësimin e mediave, ndërsa me atë edhe filtrat e tyre për temat, përmbajtjet dhe afatet kohore për publikim, shpejtësia e transmetimit të porosive, si dhe përmbajtjet e pasura multi-mediale koncize dhe semantike, janë pjesë kyçe të formulës së suksesshme të Tuiterit për komunikimin politik. Duhet të përmendet se këto faktorë shpesh herë kontribuojnë drejt efekteve të padëshiruara dhe mesazhet e dëmshme të politikanëve, gjithashtu transmetohen shpejt, ripublikohen dhe përforcohet efekti i tyre negativ”, potencon Xhigal.

Sipas tij, Tuiter si mjet e tejkalon diplomacinë klasike me shpejtësi të komunikimit, bashkësinë direkte me shfrytëzuesit dhe opinionin, si dhe mundësitë për tregim të karakteristikave të caktuara personale, aktivitetet, afinitetet, hobit dhe mendimet e politikanëve dhe diplomatëve. Me këto ato kanë mundësi nga afër ta reflektojnë anën e tyre njerëzore, të afrohen drejt nesh dhe të tregohen si njerëz të cilët janë të afërt dhe me të cilët mund të lidhemi përmes përjetimit të komunikimit të caktuar direkt virtual.

Njëherit, paralajmëron se sikundër edhe rrjetet e tjera sociale, por edhe teknologjitë komunikuese, në përgjithësi, mbajnë edhe rreziqe për keqpërdorim dhe shfrytëzim të gabuar. Përhapja e propagandës, gjuha dhe politika e urrejtjes, zërat, spekulimet dhe informatat e pakonfirmuara, janë vetëm disa prej tyre.

Tuiteri në Maqedoni – një “media” jo mjaft e rëndësishme për komunikimin politik

Nga Maqedonia në Tuiter, thotë Xhigal, janë të pranishëm disa politikanë të vendit relativisht  vala më e re e tyre (Andrej Zhernovski, Antonio Milloshoski, Ilija Dimovski, Stefan Bogoev, Filip Petrovski, Stevo Pendarovski etj), si dhe ministrat e Qeverisë (Bujar Osmani, Oliver Spasovski, Radmilla Shekerinska, Jani Makraduli  midis të tjerëve). Presidenti Ivanov ka  një llogari jo aktive në Tuiter me  publikime të fundit nga periudha parazgjedhore e vitit 2009, ndërsa kryeministri Zaev ka një llogari aktive në tuiter si dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ish kryeministri Gruevski  pas tërheqjes nga funksioni në parti nuk ka publikime në tuiter.

димитров официјален твитер

Tek bartësit e funksioneve shtetërorë, liderët partiakë dhe diplomatët në të shumtën e rasteve Tuiteri administrohet nga ana e personave kompetentë për marrëdhënie me opinionin, ndërsa Tuiteri përdoret si një kanal shtesë njëkahësh  për informimin, me çka nuk përdoren deri në fund mundësitë dhe specifikimet në këtë rrjet.

“Siç duket Tuiteri në Maqedoni është në hijen e Fejsbuk-ut i cili është më i përdorur, në të cilin janë të pranishëm pjesa më e madhe e politikanëve dhe personaliteteve publike, ndërsa vetë Tuiteri konsiderohet si “media” jo shumë e rëndësishëm për komunikimin politik. Sipas shtrirjes tek përdoruesit, në 200 përdoruesit e parë nga Maqedonia nuk ka politikanë. Komunikimi politik në Tuiter kryesisht zhvillohet përmes përdoruesve anonimë të cilët i japin një liri më të madhe publikimit të mesazheve politike të përdoruesve, por kjo liri shpesh herë keqpërdoret dhe shtrembërohet duke rezultuar me  mesazhe fyese, shpifje dhe anomali të tjera të komunikimit.

Përvojat botërore janë të ndryshme nga përvojat tona lokale, për shembull investigimet tregojnë se Donald Tram  me tuitet e tij shpesh herë arrin që të diktojë një kornizë programore të mediave amerikane dhe botërore dhe të krijojë imazhin e një  politikani atipik të afërt me përdoruesin e zakonshëm temperament në Tuiter, duke e përforcuar kështu përkrahjen e politikave të tij.

Qeveria me ekip për administrimin e profileve në rrjetet sociale 

Në ueb faqen e Qeverisë mund të shihet si ky institucioni ka profilin e vet të FB, tuiterit, instragramit, jutjubit dhe flikerit.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, konfirmoi se në sektorin e komunikimeve në Qeveri ekziston ekip i vogël, gjegjësisht dy persona të cilët janë përgjegjës për profilet e rrjeteve sociale të Qeverisë, të zyrës së zëdhënësit, kryeministrit dhe të zëvendësministrave të tjerë dhe ministrave të Qeverisë.

МИЛЕ БОШЊАКОВСКИ, ПОРТПАРОЛ НА ВЛАДА  2017

“Në thelb këta dy persona, kuptohet edhe njerëzit të cilët personalisht i prezantojnë këto profile sociale punojnë në apdejt sipas nevojës së serviseve dhe në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve. Këtë nuk e kanë punë prioritare. Ato kanë më shumë lloje angazhimesh dhe janë përgjegjës për funksionimin e përgjithshëm teknik të press qendrës në Qeveri, ueb faqes të Qeverisë e cila është përafërsisht e vëllimshme. FB dhe Tuiteri profili janë kanale të posaçme që janë të lidhura. Ndonjëherë informacionet që vendosen në tuiter shkojnë edhe në fejsbuk, apo e kundërta, varësisht nga informacioni, që publikohet”, thotë Boshnjakovski.

Kyçje e shkencës së komunikologjisë për komunikim efektiv në rrjete

Goran Janev, profesor inordinar i antropologjisë sociale në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup, dakordohet me komunikologun Xhigal se te ne në Maqedoni, tuiteri, nuk është i popullarizuar, ashtu siç është fejsbuku. Hulumtimin që e ka zbatuar Instituti para disa viteve mes studentëve ka treguar se tuiterin e shfrytëzojnë më pak se dy për qind, ndërsa të gjithë janë në Fb. Nga ana tjetër, pa dyshim, në nivel botëror tuiteri është njoftuesi i parë i lajmeve, pavarësisht çka do që të ndodhë. Po bëhet zëvendësim për lajmet, ndërsa nëse jeni në tuiter të rrjetëzuar, thotë, nuk ka nevojë për TV, media klasike madje as nga për internet.

Theksoi se tek tuiteri shumë me rëndësi është rrjetëzimi dhe publiku të cilit i drejtoheni, raporti i ndërtimit të ndjekësve –  kush ju ndjek dhe kë ndiqni, si rrjetëzoheni, kush u transmeton apo nuk ju transmeton në momente të caktuara kur është aktuale. Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sipas tij, është mirë i rrjetëzuar.

заев ципрас на твитер

“Është shumë me rëndësi me kë jeni të rrjetëzuar. Pra çfarë publiku ju duhet. Këto janë vendime në lëvizje, në mikrosekondë, ndryshime të trendeve dhe ngjarjeve, është shumë e gjallë dhe dinamike dhe duhet të dihet si të punohet dhe nuk është e lehtë të punohet”, vlerëson Janev.

Si vegël në diplomaci, thotë Janev, Tuiteri përdoret për dërgimin e sinjaleve, për ta analizuar disponimin, shpesh lëshohen vegla provë për drejtimin e të menduarit për vendime të dhëna. Është e rëndësishme më pas, shton, gjatë krijimit të këtyre mikrolajmeve të shpejta, krahas njohurive, përvojës dhe njohjes së mirë të diplomacisë të jeni edhe mjeshtër i zanatit të përdorimit të gjuhës.

“Nëse jeni mjeshtër i zanatit dhe e dini se sa peshë ka një fjalë dhe dini se si ta zbusni opinionin publik, me të vërtetë mundeni edhe ta manipuloni përmes tuiteve. Kur bëhet fjalë për profile zyrtare, nevojitet për këtë të punojnë persona me përvojë, por nuk mund të mbështeteni tek personat me përvojë të cilët do t’i drejtoheshin publikut të Shkupit, se ata të njëjtit do ta mbarojnë punën nëse bëhet fjalë për shembull për komunikim për një çështje dekadëshe për emrin etj”, thekson Janev.

горан јанев

Por, shton, kjo është vegël edhe e rrezikshme e cila mund t’ju godasë në kokë, pasi që me popullaritetin e rritur rritet edhe përgjegjësia dhe tregon për nevojën e analizave shkencore, studimeve për përdorimin e tyre më efektiv. E kishte për ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Karl Bild, njërin prej përdoruesve më të besueshëm dhe më të pasionuar të rrjeteve sociale, i cili me vetëm një gafë në tuiter e prishi reputacionin, para rreth 180 mijë ndjekësve (në reagimin e tij në mesazhin origjinal ka komentuar edhe për pjesën e cila nuk ka ekzistuar, por e ka shtuar, kështu që duhej të kërkonte falje). Për një diplomat të një niveli të tillë ky ishte skandal.

Në diplomaci, thekson Janev, kyç është informacioni, si të vini tek ai, ta ruani, ndërsa në tuiterin si platformë këto informacione nuk fshihen, por plasohen. Ky është një lloj tjetër i komunikimit, menaxhimit dhe përdorimit të asaj që është informacioni.

“E imponon një dinamikë të re të punës në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjithashtu ka ndryshuar horizonti i mënyrës se si shikohen gjërat. Në kohën globale nuk mund të zgjidhni nëse do të jeni i pranishëm, sa dhe ku. Mund të keni prioritete, por nuk mund të anashkaloni sfera të mëdha, gjithçka është sjellë më afër dhe shumë shpejtë. Prandaj Tuiteri është këtu. Me siguri nuk janë të gjithë të lumtur me rolin që e ka tuiteri, si përdorues të tuiterit, kjo në kontekst të përdorimit institucional, pasi që nuk e kanë komoditetin që e kishin më herët. Me siguri tani prej më parë përpilohen kumtesat dhe derisa zgjat takimi tuitet e planifikuara prej më parë plasohen”, thotë profesori i antropologjisë sociale.

Do të thotë, përgjegjësitë janë shtuar, koha për të menduar është shkurtuar maksimalisht, ndërsa pesha është tejet e madhe, sepse përhapet me shpejtësi të madhe, posaçërisht nëse bëhet fjalë për gabime, që arrijnë në të gjitha këndet e rrjetit. Kur bëhet fjalë për institucione, e posaçërisht për politikë të jashtme, ajo ua vështirëson punën sepse mund të ketë pasoja më të rënda.

Tek ne, për fat të keq, thotë, nga aspekti i shkencave shoqërore, ka shumë pak hulumtime për rrjetet sociale të cilat do të ofronin analiza, ndërsa të cilat janë shumë të rëndësishme për shtetin.

“Nga njëra anë si institucione publike jeni të obliguar të komunikoni. Tuiteri është më pak i rëndësishëm se Fejsbuku për Maqedoninë si publik, por për Maqedoninë në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare kur flasim për e-diplomaci apo tuiter – diplomaci, e cila tashmë është etabluar, nënkupton diplomaci e cila komunikon menjëherë, shpejt dhe tani. Nga ana tjetër, ndërkaq, si edhe për gjithçka në këtë vend – nuk keni studim, as analiza. Kjo tregon se sa jemi joseriozë rreth çështjeve të punëve kyçe të cilat është e domosdoshme t’i zgjidhim në mënyrë më elegante dhe më profesionale. Nuk duam, nuk mund të adaptohemi, dhe nuk kemi para, janë arsyetimet e  vazhdueshme që përdoren”, reagon Janev.

горан јанев

Sipas tij, nevojitet që shteti ta ndryshojë raportin ndaj shkencës si në raport me financimin e saj ashtu edhe përdorimin e potencialeve shkencore për çështje të rëndësisë strategjike. T’i shfrytëzojë qendrat hulumtuese të cilat merren me këto sfera, të këshillohen dhe të shohin se cila do të ishte rruga përpara. Duhet të mendohet për atë se si të kyçet shkenca e komunikimit në këtë vend, që do të ishte mirë të jetë e koncentruar në një qendër dhe të investohet në të. Nëse lihet të shkohet në zgjidhje intuitive të çështjeve, nuk do të arrihet askund.

“Të mos përdorni hulumtime komunikologjike kur bota sot totalisht është mediatizuar, gjithçka është bartur në mediat, kur mediat po bëhen gjithnjë e më të shpejta dhe ju nuk dëshironi të ndiqni në asnjë nivel asgjë nga ajo, për mua është gabim i çështjes strategjike e cila mund të sjellë pasoja negative gjatë çdo gabimi që do të na ndodhë më tutje. Eshtë koha të modernizohemi, t’i japim mundësi vetes t’i shfrytëzojmë hulumtimet shkencore komunikologjike dhe të investohet në to. Çdokund në vendet e mençura, në botën e zhvilluar përdoret shkenca nga institucionet, nga ata të cilët i udhëheqin institucionet. Tek ne institucionet konsiderojnë se janë të vetëmjaftueshme, dinë gjithçka. Prandaj nevojitet ndryshim i kulturës politike nga rrënja, ndryshim i raportit tonë si qytetarë ndaj institucioneve dhe të atyre të cilët vijnë në institucione të udhëheqin me to derisa janë në shërbim të qytetarëve”, porosit Janev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button