Simona Ugrinovska është zgjedhur u.d drejtoreshë e re e Teatrit Popullor Maqedonas

Producentia Simona Ugrinovska është zgjedhur u.d drejtoreshë e re e Teatrit Popullor Maqedonas. Ugrinovska, e cila punon në teatër që tetë vite vjen në vendin e aktorit Dragan Spasov- Dac i cili javën e kaluar dha dorëheqje pas aksidentit rrugor, njofton Portalb.mk.

Dac, javën e kaluar goditi një vajzë me veturë në Kisella Vodë dhe ka qenë i dehur. Më parë, Ministria e Kulturës dhe qeveria treguan se personi që ka bërë shkelje të tillë nuk mund të udhëheq institucion dhe ta kryejë funksionin publik.

“Pas dorëheqjes së Dragan Spasocv- Dac, që institucioni të punojë pa ndërprerë si ushtruese detyre e kryetares është emëruar Simona Ugrinovska që sipas ligjit personi emërohet nga të radhët e të punësuarve. Ajo do ta kryejë funksionin deri sa të zgjidhet drejtori ri që sipas ligjit së pari duhet të shpallet konkurs”, tha ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button