Fabregas: Hazard mund të fitojë Topin e Artë

Lojtari i Chelsea, Eden Hazard (27) i ka të gjitha predispozitat për të fituar Topin e Artë, konsideron bashkëlojtari i tij, Cesc Fabregas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fabregas në prag të ndeshjes mes Chelsea dhe Watford, në kuadër të xhiros së 26-të të Premier ligës, deklaroi se Hazard posedon talentin të shpallet futbollisti më i mirë në botë.

“Ai është lojtar i cili vjen deri te posedimi i topit, mund të asistojë dhe tregon aftësi të shkëlqyera me topin. Nga ai varet nëse dëshiron të fitojë Topin e Artë”, tha Fabregas në një intervistë për Sky Sports.

Fabregas tha se në karrierën e tij shumëvjeçare ka pasur rastin të luaj me lojtarët më të mirë dhe konsideron se belgu është një prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button