Përmbytje në Shqipëri, moti i ligë e mori viktimën e parë

Moti i ligë i shoqëruar me reshje të mëdha dhe intensive të shiut dhe me erë të fuqishme shkaktoi probleme të mëdha në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.

Në shumë lagje në Vlorë dhe Fier reshjet e dendura të shiut kanë sjellë sërish përmbytje. Shtabi i Emergjencave ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim për të diskutuar mbi ndërhyrjet dhe masat e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar në këto zona, ku më problematikja mbetet Novosela dhe Ferrasi në të cilën ka nisur edhe evakuimi i disa familjeve.

албанија свлечиште

Ministria e Mbrojtjes thekson se të angazhuar në evakuimin e familjeve të prekura nga përmbytjet janë mbi 100 efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi, dhe efektivë të batalionit të Poshnjës në Berat.

Gjatë sanimit të defektit, ndërsa si pasojë e goditjes elektrike, jetën e humbi një elektricist 32 vjeçar Fatjon Hoxha banor i Luzhës, afër qytetit verior të Tropojës, baba i dy fëmijëve minoren.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në pjesën jugore të Shqipërisë duke dëmtuar dhjetëra shtëpi.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ministrja Mbrojtjes të Shqipërisë, Olta Xhacka duke shprehur se Forcat e Armatosura janë në terren.

“Po ndjekim minutë pas minute situatën në Gjirokastër dhe Zallbastar ku Forcat e Armatosura janë pranë komunitetit. Me bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh kemi informuar dhe koordinuar paraprakisht, për t’i paraprirë situatave të mundshme te shkaktuara nga reshjet e dendura. Jemi pranë qytetarëve për çdo nevojë të mundshme”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar kryeministri Edi Rama, ku përmes një statusi në Fejsbuk, ka bërë me dije se shteti është në krye të detyrës.

“Që prej ditës së djeshme vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit në përballimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar si edhe për të qenë pranë familjeve të prekura”, shkruan Rama.албанија поплави

Për shkak sasisë së madhe të ujit në rrugë komunikacioni zhvillohet me vështirësi, ndërsa në aksionin për shpëtimin e udhëtarëve të bllokuar në një automjet furgon është kyçur edhe një helikopter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button