Tahrir el-Sham e mori përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit rus në Siri

Grupi ekstremist Tahrir el-Sham e mori përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit luftarak rus “Su-25” në pjesën veriore të Sirisë.

Tahrir el-Sham, i cili vepron së bashku me Frontin ekstremist Al-Nusra, pohon se aeroplanin e kanë rrëzuar me minahedhës dore, por nuk është përmendur se kush është përgjegjës për vrasjen e pilotit i cili ka arritur të aterojë.

Grupi ekstremist publikoi kumtesë, në të cilën e citon komandantin e saj të angazhuar për mbrojtje kundërajrore, i cili thotë se ushtarët e tij e kanë rrëzuar një aeroplan mbi qytetin Sarakeb.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, kryengritësit sirianë kanë rrëzuar një aeroplan luftarak rus në pjesën veriore të Sirisë, ku po kryhen sulme ajrore, theksoi udhëheqësi i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, Rami Abdel Rahman.

Aeroplani është rrëzuar në afërsi të qytetit Sarakeb, që është nën kontrollin e kryengritësve.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se ekstremistët në Siri kanë rrëzuar një aeroplan rus “Su-25” dhe se piloti, i cili arriti të aterojë, është vrarë nga ana e kryengritësve.

“Aeroplani luftarak rus ‘Su-25’ u rrëzua më 3 shkurt mbi zonën e deeskalimit në Idlib. Piloti ka njoftuar se ka katapultuar mbi rajonin që është nën kontroll të kryengritësve”, theksoi Ministria.

Piloti është vrarë gjatë përleshjes me ekstremistët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button