Dy veshjet e Elvanës në koncert dhe kuptimi i tyre

Mbrëmjen e kaluar Elvana Gjata në ditëlindjen e saj, mbajti në Tiranë koncertin e parë recital. Përveç performancës së këngëtares, ajo çfarë pritej të shihej me interes ishin veshjet që Elvana kishte zgjedhur për këtë natë, shkruan revistaclass.al. 

Këngëtarja u shfaq me një fustan të kuq (ngjyra e saj e preferuar), që nxirrte në pah linjat e saj trupore. Kjo ngjyrë për hirë të së vërtetës, i shkon shumë Elvanës. Gjithsesi kjo nuk ka qenë zgjedhja e vetme e Elvanës.

Këngëtarja në një foto të publikuar me grupin e orkestrës, shihet me një kostum serioz të zi. Ajo që bie në sy është trëndafili i bardhë i vendosur në xhaketë.

Elvana duket se i është bashkuar nismës së VIP-ave në Grammy Awards, duke u solidarizuar kështu me viktimat e abuzimeve seksuale.

Vendimi për të zgjedhur një trëndafil të bardhë si simbol të lëvizjes, sipas “Huffington Post” erdhi sepse, “historikisht kjo lule ka qëndruar për shpresën, paqen dhe rezistencën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button