71,5 për qind e grekëve pranojnë zgjidhje pa termin Maqedoni

Vetëm 22,5 për qind e grekëve pranojnë emër të përbërë, ndërsa  shtatë prej 10, gjegjësisht  71,5 për qind duan zgjidhje pa termin Maqedoni, tregon hulumtimi i mendimit publik i zbatuar nga Universiteti i Selanikut Maqedonia dhe Fondacioni për politikë të jashtme ELIAMEP, të cilin sot e publikon gazeta greke “Katimerini”. Në vitin 2016, njofton korrespondentit të MIA-s nga Athina, në pyetjen e njëjtë, në suaza të hulumtimit të njëjtë, përqindja e atyre që nuk e pranojnë termin Maqedoni ishte 57 për qind, ndërsa për emër të përbërë ishin 38 për qind e të anketuarve, transmeton MIA. 

“Në krahasim me të kaluarën e afërt kur çështja nuk ishte pjesë e agjendës politike, shohim rritje të rëndësishme ‘pakompromisit’. Duket se kur çështja paraqitet në mënyrë intensive në dialogun publik, mendimi publik fiton një pozitë jofleksibile”, shkruan profesori i Universitetit, Nikos Maranxidis dhe drejtori i sektorit për hulumtime Jorgos Siakas në analizën e tyre të rezultateve në edicionin e së dielës të Katimerinit.

Lidhur me atë në favor të kujt janë përpjekjet e NATO-s, BE-së, Gjermanisë, SHBA-së, Rusisë dhe KB-së, përgjigjet e të anketuarve janë ose në favor të të dy vendeve, ose në favor të Maqedonisë.

“Përqindja e atyre që besojnë se BE-ja, NATO-ja dhe partnerët kryesorë (SHBA-ja dhe Gjermania) veprojnë në favor të Greqisë, është pothuajse e papërfillshme, rreth 5 për qind. Këto të dhëna duhet të na shqetësojnë, duke e pasur parasysh se zgjedhje strategjike qendrore e diplomacisë greke është bërja presion për zgjidhjen e kontestit me IRJM-në nëpërmjet institucioneve perëndimore në të cilat merr pjesë Greqia”, analizon për Katimerinin, Janis Armakolas nga ELIAMEP dhe profesor nga Universiteti i Selanikut Maqedonia.

Më konkretisht, në pyetjen: “Ju personalisht mendoni se tentimet e vendeve vijuese dhe organizatave, janë në favor të Greqisë, IRJM-së apo të të dyja vendeve”, të anketuarit janë përgjigjur:

BE-ja: 38,5 për qind mendojnë se aktivitetet e Unionit janë në favor të të dyja vendeve, 32 për qind në favor të Maqedonisë, 5,5 për qind në favor të Greqisë, nuk e di / nuk përgjigjem 24 për qind.

SHBA-ja: 38 për qind në favor të Maqedonisë, 27 për qind në favor  të të dyja vendeve, pesë për qind në favor të Greqisë, nuk e di/nuk përgjigjem 30 për qind.

Gjermania: 33,5 për qind në favor të Maqedonisë, 24,5 për qind në favor të të dyja vendeve, 5,5 për qind në favor të Greqisë, nuk e di/nuk përgjigjem 36,5 për qind.

KB-ja: 37 për qind në favor të të dyja vendeve, 29 për qind në favor të Maqedonisë, 5 për qind në favor të Greqisë, nuk e di/nuk përgjigjem 29 për qind.

Rusia: 21,5 për qind në favor të të dyja vendeve, 20,5 për qind në favor të Maqedonisë, 18 për qind në favor të Greqisë, nuk e di/nuk përgjigjem 40 për qind.

NATO-ja: 32,5 për qind në favor të Maqedonisë, 28,5 për qind në favor të të dyja vendeve, shtatë për qind në favor të Greqisë, nuk e di/nuk përgjigjem 32 për qind.

Për 65 për qind të grekëve, çështja e emrit është e rëndësishme, ndërsa megjithatë në lidhje me atë nga cili drejtim lëvizin aktivitetet dhe qëndrimet e politikanëve në çështjen e emrit, shumica e të anketuarve edhe për Ciprasin edhe për Micotakisin edhe për Koxijasin thonë se janë në drejtimin e gabuar. Kryeministri grek është me një nuancë pak më të mirë se lideri i opozitës.

Më konkretisht,sipas rezultateve të publikuara sot në “Katimerini”, ndërsa të cilat i transmeton MIA: -56 për qind e grekëve besojnë se aktivitetet e kryeministrit grek Aleksis Cipras janë në drejtim të gabuar dhe 26,5 për qind në drejtimin e duhur. Për kreun e opozitës Demokracia e Re Kirjakos Micotakis, 54 për qind e të anketuarve kanë thënë se qëndrimet e tij janë në drejtim të gabuar, 21,5 përqind në drejtimin e duhur. Për aktivitete e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, 47 për qind kanë thënë se janë në drejtim të gabuar,  26 për qind në drejtimin e duhur. Për ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos, 51 për qind e të anketuarve kanë thënë se qëndrimet e tij janë gabim dhe 26,5 për qind në drejtimin e duhur (përqindje të njëjtën si për Ciprasin). Përqindje më të madhe në aspektin asaj nëse aktivitetet janë në drejtimin pozitiv, ka Kryepeshkopi grek Jeronimos 34,5 për qind, ndërsa më të vogël lidhur me atë se nëse janë në drejtim të gabuar 41 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button