Shembje e dheut në rrugën Kërçovë – Manastir, komunikacioni zhvillohet në një korsi

Në aksin rrugor Kërçovë – Manastir afër fshatit Belicë, për shkak shembjes së dheut komunikacioni zhvillohet në një korsi, ndërsa ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë me makineri po punojnë në pastrimin dhe normalizimin e komunikacionit.

LAMM informon se në një korsi po zhvillohet edhe komunikacioni në aksin rrugor Kërçovë – Ohër mes fshatrave Podvis dhe Popoec për shkak të ujit në rrugë.

Për shkak daljes së ujit nga shtrati i Lumit të Madh në hyrjen e fshatit Orashe të Poshtme – Tetovë, në tërësi është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor i cili çon nga Jegunovca drejtë Radushës- Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button