Moti i keq në Shqipëri shkakton probleme

Shqipëria gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit, si me ndërprerjen e energjisë elektrike, probleme në qarkullimin rrugor, si dhe dëme në banesa dhe toka bujqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në jug të vendit, si në Vlorë, Gjirokastër dhe Fier janë përmbytur toka bujqësore, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimin e familjeve të rrezikuara.

Për përballimin e situatës janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ndërsa sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë gjatë orëve të fundit janë evakuuar rreth 20 familje nga banesat e tyre në Vlorë dhe Fier.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar Shqipëria u përball me një situatë përmbytjesh në zonat jugore të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button