Qeveria e Maqedonisë ndërroi mendje, ndryshon konkursin për drejtorët!

Edhe pse ditë më parë njoftoi se është hapur konkurs për drejtorë të rinj në më shumë inspektoriate, agjenci, drejtori, ente dhe fonde, Qeveria e Maqedonisë e ka ndryshuar të njëjtin duke hapur konkurs të ri, njofton Portalb.mk.

Qeveria e Maqedonisë e ka anuluar konkursin urgjent të publikuar për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë dhe tash ka hapur konkurs me afat kohor më të gjatë.

Konkursi i parë ka pasur afat treditor të paraqitje së kandidatëve, kurse konkursi i ri mundëson që të interesuarit të paraqiten brenda 15 ditëve.

“Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga dita e paraqitjes së konkursit në gazetat ditore, kurse afati për paraqitjen e kandidatëve për drejtorë në Fondin Shëndetësor është 30 ditë”, thuhet në konkursin e Qeverisë së Maqedonisë.

Përndryshe, sipas konkursit të publikuar në gazetat ditore, të interesuarit mund të aplikojnë për 69 vende drejtorësh dhe 25 pozita zëvendësdrejtorësh, si në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Drejtorinë Doganore, Byronë për Furnizime Publike, Qendrën për Menaxhim me Krizat, Drejtoritë për Kryerje të Sanksioneve, për Evidencën e Regjistrave të Amzës, Agjencitë për Ushqim dhe Veterinari, për Film, Drejtorinë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, Fondin për Siguri Shëndetësore.

Drejtor të ri, mes të tjerash, duhet të ketë edhe Agjencia për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit, prejse nga ai funksion Qeveria e shkarkoi Aleksandar Donev, për shkak se, ashtu siç arsyetuan, punë të pakujdesshme dhe joadekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button