Edi Rama kritikon ashpër liderët e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kritikuar ashpër liderët e Kosovës për iniciativën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

“Me demarkacionin Kosova arriti ta krijojnë një problem që nuk është problem duke e vënë në lojë gjithë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërsa sa i përket Gjykatës Speciale ishte gabimi më i madh që bënë në këtë partneritet”, ka thënë Rama, raporton KTV .

Ai duke folur për veprimet e liderëve kosovarë kohët e fundit ka thënë se i duhet të jetë shumë i hapur me ta dhe tua thotë troç atë që mendon. Kosova është atdheu i të gjithë kosovarëve, por është fëmijë i atyre që e bombarduan Serbinë, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se qëndrimin e tij ua ka thënë në sy krerëve të shtetit kosovar, se Kosova është në një fazë të rrezikshme dhe duhet të përqendrohet tërësisht te bisedimet me Serbinë në mënyrë që ta zgjidh atë nyjë dhe të vazhdojë përpara me integrimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button