Maqedoni, vikendi me borë dhe shi

Shi dhe erë në viset më të ulëta dhe dëborë në viset malore, njofton DPHM për fundjavën e ardhshme në Maqedoni.

Nesër moti do të jetë me vranësira me reshje të shiut, të cilat do të jenë më intensive në orët e mbrëmjes. Më të rrëmbyeshme reshjet do të jenë në pjesët perëndimore, ku vende-vende do të bien mbi 35 l/m2.

Reshjet e dëborës fillimisht do të ketë vetëm në viset më të larta malore, ndërsa deri të dielën kufiri i dëborës do të bjerë deri rreth 1.500 metra lartësi mbidetare.

Gjatë ditës së nesërme do të fryjë edhe erë e përforcuar, në momente erë e fuqishme jugore me një shpejtësi mbi 90 kilometra në orë.

Të dielën paradite ende do të ketë reshje lokale, ndërsa deri në fund të ditës vranësirat do të pakësohen dhe do të paraqitet stabilizim i përkohshëm i motit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button