Mickoski: Dialog politik për tejkalimin e dallimit për çështje kryesore

Nevojitet dialog  politik për tejkalimin e dallimeve lidhur me proceset kryesore në vend, ndërsa për këtë nevojitet vullnet nga shumica qeveritare, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në takim me eurodeputët nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Viktor Boshtinaru, Tanja Fajon dhe Tonioni Picula.

Në takim, siç citohet në njoftimin nga VMRO-DPMNE-ja, u bisedua për  gjendjet aktuale politiko-shoqërore dhe prioritetet strategjike në Republikën e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Mickovski theksoi se VMRO-DPMNE-ja  është e gatshme që të përkrahë çdo zgjidhje dhe proces reformator për të cilin vlerëson se është në interes të vendit dhe përforcimin e proceseve demokratike, nëse është në interes të të gjithë qytetarëve të RM-së.

Në takim, sipas njoftimit, Mickoski theksoi se pushteti aktual zbaton   përndjekje të qytetarëve si dhe të deputetëve nga partia e tij. Sipas Mickoskit, akti i tillë nuk e çon përpara vendin dhe e vështirëson procesin demokratik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button