Qeveria e Maqedonisë do të komunikojë me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale

Qeveria e Maqedonisë do të komunikojë me qytetarët nëpërmjet rrjetit dhe nëpërmjet shërbimit publik RTVM, ndërkaq nuk ka për qëllim që të harxhojë para prej buxhetit, u përgjigj zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, pyetjes së “Meta” nëse Qeveria do të paguajë reklama kur të komunikojë me opinionin nëpërmjet shërbimit publik RTVM dhe nëse planifikon që të paguajë produksion të spoteve  reklamuese ose publikimeve të cilat do të plasohen si reklama të paguara në “Facebook” Twitter” dhe në rrjetet tjera sociale, njofton Portalb.mk.

Boshnjakovski, thotë se së shpejti do të fillohet me përgjigje të pyetjeve nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Sektori i Qeverisë për marrëdhënie me publikun planifikon që në të ardhmen ta rrit edhe komunikimin dypalësh me qytetarët në rrjetet sociale, nëpërmjet përgjigjeve intensifikuese të porosive dhe komenteve, vendosjen e pyetjeve deri te qytetarët, hapjen e diskutimeve dhe zbatimin e hulumtimeve online si mjet për inicimin e përfshirjes së qytetarëve në miratimin e politikave të Qeverisë. Për këtë komunikim dhe për atë nëpërmjet RTVM-së, Qeveria nuk do të harxhoje mjete buxhetore”, thotë Boshnjakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button