Debat publik për ligjet për përcjellje të komunikimeve dhe OTA

Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri sot organizon debat publik rreth Propozimit të ligjit për përcjellje të komunikimeve dhe Propozim ligji për Agjencinë operative – teknike.

Këto ligje janë një nga tre shtyllat në procesin reformues, të cilin e zbaton Qeveria në drejtim të plotësimit të rekomandimeve të Pribesë, së bashku me reformat në gjyqësi dhe administratë.

Parashikohet që OTA të fillojë me punë nga nëntori i vitit 2018, ndërsa deri atëherë nga 1 qershori për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve dhe për parandalim të keqpërdorimeve eventuale tashmë kujdeset një nënoficer special, me ekip të vetin.

Në debatin publik pritet të marrin pjesë përfaqësues të më shumë organizatave dhe institucioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button