Tërmet prej 5,5 ballëve në Indonezi

Një tërmet me intensitet prej 5,5 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar sot në afërsi të brigjeve të ishullit indonezian Celebes.

Siç kumtoi Instituti gjeofizik amerikan, tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 51 kilometrave nën fundin e oqeanit, me epiqendër në 187 kilometra në jug të qytetit Bitung.

Nuk ka informacione për viktima ose dëme të shkaktuara materiale gjatë tërmetit dhe nuk është shpallur as paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button