Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut, i cili do të fillojë në pjesën perëndimore të vendit.

Reshje më të pakta do të ketë në lindje dhe në pjesët qendrore të vendit. Përkohësisht do të fryjë herë e përforcuar me drejtim jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga zero deri në shtatë gradë, ndërsa ajo ditore do të lëvizë nga gjashtë deri në 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë deri në 13 gradë celsius. 

Reshjet më intensive do të jenë të shtunën kur do të ketë erë të përforcuar në disa momente të fuqishme jugperëndimore me shpejtësi edhe deri në mbi 80 km/h. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve vërshuese ndërsa në male do të ketë edhe borë. Reshje të përkohshme do të ketë edhe të dielën paradite kur në vendet më të larta në verilindje do të kalojnë në borë të lehtë. Nga e hëna pritet stabilizim i motit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button