Sot rasti i tretë i djegies së shtëpive në Çair, ja çfarë thonë nga Komuna!

Kabllo, shtylla e shtëpi të djegura janë duke e shoqëruar në vazhdimësi banorin e komunës së Çairit. Brenda pesë ditëve, sot ndodhi rasti i tretë i djegies së shtëpive, megjithëse zyrtarisht nuk është njoftuar, supozohet se shkaktarë të ketë qenë stërngarkimi i rrjetit elektrik që mund të vijnë nga përdorimi i pakontrolluar dhe keqpërdorimet e shumta, vjedhja e rrymës elektrike, shkruan Portalb.mk.

Në lidhje me këtë, nga EVN ditë më parë për Portalb.mk thanë se degia e kabllove vjen si rezultat i përdorimit të pakontrolluar të energjisë elektrike, ndërkohë që nga Komuna e Çairit deri më sot nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret se si të parandalohet këto dukuri.

“Kjo çështje bëhet në konsultim me inspektorët komunal, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ndërmarrjen publike EVN Maqedoni. Duhet të bëhet inspektim i kapacitetit të rrjetit elektrik aktual që të mund të shohim nëse ka keqpërdorime të energjisë elektrike”, thanë nga Komuna e Çairit duke shtuar se do të shqyrtojnë në të ardhmen mundësinë e parandalimit të këtyre dukurive.

Përndryshe, sot rreth orës 9 të mëngjesit, një shtëpi në lagjen Seravë të Çairit është kapluar nga flakët dhe ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe dje në lagjen Fushë Tophane afër lagjes Duqanxhik e kurse të shtunën ndodhi edhe në lagjen Seravë, për të cilin rast Komuna e Çairit do të formojë Komision për vlerësimin e dëmit të pësuar dhe do të ndihmojë familjen Xhemaili në procesin e riparimit të shtëpisë së tyre.

Image may contain: one or more people, sky, basketball court, tree and outdoor

Dje në lagjen Duqanxhik u pa se si merrte flakë një shtyllë elektrike, ndërkohë që javën e kaluar në lagjen Dizhon ndodhën tre raste të djegies së kabllove të rrjetit elektrik.

Shtylla elektrike në Duqanxhik:

Kabllo e rrymës elektrike në Dizhon:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button