Erdogan merr në telefon Putinin, ja për çfarë kanë folur

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga burimet presidenciale, theksohet se në bisedë janë trajtuar zhvillimet në lidhje me Sirinë, si Kongresi i Dialogut Kombëtar Sirian në Soçi, operacioni “Dega e Ullirit” dhe situata në Idlib. Ndërsa bëhet e ditur se është biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Erdoğan dhe Putin kanë tërhequr vëmendjen në atë se rezultati i arritur në Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian pavarësisht disa problemeve të përjetuara është një përfitim i rëndësishëm.

Dy liderët kanë theksuar se çështja e formimit të Komitetit Kushtetues është hapi më i rëndësishëm. Gjithashtu theksuan se zhvillimi i regjistruar është një vlerë shtesë në kuadër të Astana-s, si dhe procesit të Gjenevës dhe vendimit numër 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të dy liderët gjithashtu janë ndaluar edhe në problemet e sigurisë që përjetohen në Idlib, e cila është zonë e deeskalimit, kanë rënë dakord edhe në përshpejtimin e procesit të formimit të pikave të vëzhgimit nga ana e Turqisë.

Presidenti Erdoğan shkëmbeu informacione në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” me presidentin e Rusisë. Të dy liderët kanë nënvizuar rëndësinë e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit reciprok, biseduan edhe në lidhje me projektet Centrali Bërthamor Akkuyu dhe Rrjedha Turke. Erdoğan dhe Putin konfirmuan që të zhvillojnë marrëdhëniet bilaterale në çdo fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button