Taravari takoi ambasadorin gjerman,  Gerberih: Premtohet bashkëpunim dhe mbështetje maksimale

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih qëndroi për vizitë zyrtare në Komunën e Gostivarit, dhe u takua me kryetarin, Arben Taravari.

Gjatë takimit në kabinetin e kryetarit, u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Gostivarit, me theks të veçantë për problemet e krijuara nga mosmiratimi i buxhetit komunal.

“Kryetari Taravari e njoftoi ambasadorin Gerberih për projektet kapitale që pritet të realizohen brenda kohës në Komunën e Gostivarit, siç janë projekti për Deponinë e qytetit, si dhe sistemi i ujësjellësit dhe kanalizimeve.  Gjatë takimit, ambasadori Gerberih premtoi bashkëpunim dhe mbështetje maksimale, ndërsa u ra dakord që kontakti të jetë permanent dhe në dobi të një bashkëpunimi korrekt dhe të ndërsjellë.  Pas takimit në Komunë, vizita vazhdoi ne Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad”, në Gostivari, me ç’rast u vizitian repartet dhe u panë nga afër investimet e kryera si donacion nga shteti gjerman”, thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button