“Non paper” nga Spanja: Kosova nuk është pjesë e zgjerimit të BE-së

Vetëm një javë para miratimit të Strategjisë së zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të miratohet më 6 janar në takimin e kolegjit të komisarëve në Strasburg, Spanja ka vënë në pikëpyetje edhe një herë jo vetëm këtë strategji, por tërë procesin, për shkak të kundërshtimeve të ashpra që ka ky shtet ndaj përfshirjes së Kosovës në çfarëdo procesi, që lë përshtypjen se Kosova po trajtohet si shtet, publikoi “Koha Ditore”.

Në një letër, që thuhet se në formën e “non paper” Spanja i ka dërguar Komisionit Evropian në prag të miratimit të Strategjisë së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, se e kundërshton përdorimin e termit “BP6” (WB6) që është shkurtesë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shprehet se “Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit”.

“Nëse merren në konsideratë vërejtjet e Spanjës atëherë në vend të inkurajimit, Strategjia e zgjerimit dhe BE-ja do të shuanin edhe më shumë shpresat për besimin në procesin e zgjerimit të BE-së. Në qarqet diplomatike madje përmendet se Spanja mendon të kundërshtojë edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gazeta konstaton se kjo qasje e Spanjës është rezultat i problemeve të brendshme me të cilat ballafaqohet dhe është në kundërshtim me gjithçka që deri më tani flitej për proceset integruese evropiane.

Spanja vlerëson se zgjerimi nuk duhet të vlerësohet si mjet i drejtpërdrejt i zgjidhjes së problemeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në letër apelohet që përfaqësuesit e Kosovës t’i zhvillojnë standardet të cilat i përmban Marrëveshja për stabilizim dhe asociim dhe sugjerohet të vazhdojë dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button