Të paktën 11 të vdekur në shpërthimin e një autobombe në Jemen

Të paktën 11 persona kanë vdekur, ndërsa tre të tjerë janë plagosur sot në shpërthimin e një autobombe në një pikë kontrolli në Jemen, ku janë sistemuar pjesëtarë të forcave loakle, që e kanë mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Sipas dëshmitarëve okularë, në shpërthimin e autobombës, që kanë ndodhur në qytetin verilindor jemenas Atak, ka ardhur deri në shkëmbim të zjarrit.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por sipas autoriteteve lokale, kjo u ngjan aksioneve që i kanë zbatuar pjesëtarët e Organizatës Al kaeda në Gadishullin Arab, e cila është aktive në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button