Policia e Kosovës flet për rastin e kërcënimit të deputetit Fisnik Ismaili

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për Periskopin e ka konfirmuar rastin e kërcënimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Kelani ka treguar për Periskopin, që kanë pranuar një informatë që rreth orës 19:52 ka ndodhur një rast i kanosjes në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, dhe menjëherë pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar deptuetin Ismaili.

“Mund te konfirmojmë që me datën 29.01.2018 rreth ores 19:52 eshte pranuar informata për nje rast kanosje të ndodhur ne rr. “Ali Kelmendi”-Prishitne. Njësia policore menjëhere ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar palën ankuese”, ka deklaruar Kelani për Periskopin.

Ai ka treaguar se pala e kërcënuar ka thënë se ka pranuar një mesazh kërcënues dhe se ndihet i kanosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button