Fakte mahnitëse që do të bëjnë njeriun më interesant kudo ku je

Nëse të pëlqejnë faktet interesante, këtu do gjeni disa të mbledhura nga media të ndryshme…Me siguri do dukeni më interesant, gjatë bisedave, në çdo vend ku jeni, shkruan Class.

Një makinë llogaritëse TI-83 ka gjashtë herë më shumë fuqi procesuese sesa kompjuteri që u ul me Apollo 11 në Hënë.

Njerëzit ndërrojnë 18 kg lëkurë gjatë jetës, duke e ndërruar shtresën e jashtme të lëkurës çdo muaj.

Një njeri i rritur ka mesatarisht 0.9 kg deri në 4 kg baktere në trupin e tij.

Themeluesit e Google-it shpresonin t’ia shisnin Excite më pak sesa 1 milion $ në vitin 1999, por Excite nuk pranoi.

Pesha e përgjithshme e gjithë milingonave në Tokë është më e madhe sesa pesha e përgjithshme e gjithë njerëzve mbi planet.

Velociraptorët kanë qenë pak më të mëdha sesa pulat.

Në një sondazh të vitit 2008, 58% e adoleshentëve britanikë mendonin që Sherlock Holmes ishte një person i vërtetë, ndërsa 20% mendonin që Winston Churchill nuk ishte.

Janis Joplin ka lënë 2,500 $ në testament për miqtë e saj për të “organizuar një ballo pas ikjes sime.”

Inxhinierët e Facebook-ut fillimisht kanë dashur ta quajnë butonin “Like”,  butonin “Awesome”.

Popullsia e Irlandës është ende 2 milionë më pak sesa ishte para krizës së patateve, e cila ndodhi para 160 vitesh.

Ka një gjykatë basketbolli mbi Gjykatën Supreme. Njihet si Gjykata më e Lartë amerikane në Vend.

Nëse truri i njeriut do të ishte një kompjuter, do të performonte 38 mijë-trilionë veprime në sekondë. Superkompjuteri më i fuqishëm në botë, BlueGene, mund të menaxhojë vetëm 0.002% të saj.

Në Oqeanin Paqësor ka një shtjellë sa Texas-i.

Jousting është sporti zyrtar i shtetit të Maryland-it.

“Rain of fish” është një event i përvitshëm ku qindra peshq bien nga qielli mbi qytetin e Hondurasit,  Yoro.

Një fotoni i duhen 200,000 vjet të vijë nga qendra e Diellit në sipërfaqen e tij dhe vetëm 8 minuta të shkurtra nga sipërfaqja e tij në syrin tënd.

Nga të gjithë njerëzit në histori që kanë arritur moshën 65 vjeç, gjysma jetojnë aktualisht.

Një mushkonjë ka 47 dhëmbë.

Intervali më i gjatë i kohës mes lindjes së dy binjakëve është 87 ditë.

Më shumë njerëz në botë vuajnë nga obeziteti sesa nga uria, aktualisht.

Një përqindje e madhe e parave për Monty Python dhe Holy Grail është dhuruar nga anëtarët e Led Zeppelin dhe Pink Floyd.

Michael Jordan fiton më shumë para nga Nike çdo vit, sesa të gjithë punëtorët e fabrikave të Nike-ut në Malajzi, bashkë.

Rrahjet mesatare të zemrës të një kolibri janë mbi 1,200  për minutë.

Njerëzit dhe bananet e kanë njëlloj  50% të ADN-së.

Murtaja e Vallëzimit në vitin 1518 ishte një mani që ndodhi në Gjermani, ku njerëzit vallëzuan, pa pushuar, një muaj rresht.

Në 30 minuta, trupi i njeriut lëshon aq nxehtësi sa mund të bëjë të ziejë 3.8 l ujë.

Një i rritur përbëhet nga 7,000,000,000,000,000,000,000,000,000 (7 oktilionë) atome.

Brejtësit e njohur si qentë e stepës përshëndesin me puthje.

Shqisa e të shijuarit bie 20 deri 50 për qind kur jemi në fluturim, ndaj dhe ushqimi që na shërbehet nuk na duket shumë i shijshëm.

Disa nga format e para të graffiti-t vijnë që në shekullin  e parë, në Pompei, ku mesazhe të tipit “Nuk dua ta shes burrin” dhe “Successus ka qenë këtu”, shkruheshin në mure.

Zemra e një balene blu është sa një makinë VW Beetle dhe aq e madhe sa mund të notoni përmes arterieve të saj.

Dhitë kanë bebe sysh në formë drejtkëndore.

Kafshët e pyjeve tropikale, sloth, mund të kapin krahët e tyre në vend të degëve të pemës, që mund të rezultojë në rrëzime të rrezikshme.

Dy e treta e Afrikës ndodhet në Hemisferën e Veriut.

Delfinët kanë emra për njeri-tjetrin dhe mund ta thërresin njëri-tjetrin specifikisht.

Në New York, afërsisht 1,600 njerëz kafshohen nga njerëzit e tjerë çdo vit.

Në Jupiter dhe Saturn bie shi diamandesh.

Cleopatra ka jetuar më afër në kohë me uljen e parë në Hënë sesa me ndërtimin e Piramidës së Madhe.

Ka më shumë atome në një gotë të vetme me ujë sesa gota uji në të gjitha oqeanet.

Pak para se nazistët të pushtonin Parisin, H.A. dhe Margret Rey u arratisën me biçikletë. Ata kishin me vete dorëshkrimet e Curious George.

Ëmbëlsirën Flokë Sheqeri e ka shpikur një dentist.

Në Los Angeles ka më shumë makina sesa njerëz.

Plastmasi me flluska është dizenjuar fillimisht për t’u përdorur si letër murale.

Në mes të viteve 80, Fergie e The Black Eyed Peas ka qenë zëri i motrës së Charlie Brown, Sally.

Ti zëvendëson çdo copëz të vogël të trupit çdo shtatë vjet. Ti, fjalë për fjalë, nuk je i njëjti person pas 7 vitesh.

Mundësia që ti në gotën e ujit të gjesh të paktën në molekulë uji që dikur e ka pirë Kleopatra është praktikisht 100%.

Nutella është shpikur gjatë Luftës II, kur një pastiçer italian përziehu lajthitë në çokollatë për të shtuar racionin e tij të çokollatës.

I gjithë ari i nxjerrë në historinë e botës mund të vendosej në një kuti 20x20x20 m.

Pjesa më e gjatë muzikore në botë zgjat 639 vjet. Ajo po interpretohet në qytetin e Halberstadt-it në Gjermani, një kompozim i John Cage për organo ORGAN2/ASLSP – As SLoë aS Possible -në një interpretim shumë që zgjat deri në vitin 2640!

Neptuni ishte planeti i parë që u parashikua që ekzistonte nga astronomët para se të shihej me teleskop.

90% e popullsisë së botës jeton në Hemisferën Veriore.

Ti ke më shumë mundësi të bëhesh President, nëse jeton në Amerikë, sesa të fitosh lotarinë.

allthatisinteresting.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button