Edhe Vangellovski e Karaxhovski këshilltarë për reformat në gjyqësor?! Ja çfarë thotë Zaev

Paralelisht me Këshillin e ri që do të ndjek zbatimin e e strategjisë së realizimit të reformave në gjyqësor me të cilin do të udhëheq kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të bëhet edhe ndryshimi i kryetarëve të gjykatave. Kështu bëri të ditur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, raporton Portalb.mk.

Kjo deklaratë e Zaevit erdhi pasi që i njëjti deklaroi se pjesë e Këshillit të Reformave do të jenë edhe kryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Gjykatës Supreme, Zoran Karaxhovski dhe Jovo Vangellovski.

“Shkojmë në vendosjen e funksioneve si: kryetar i gjykatës, kryetar i Prokurorisë, apo ngjashëm. Për mua, duke filluar nga Zoran Zaev dhe deri te cilido funksionarë gjithçka është përkohshme dhe e ndryshueshme”, tha Zaev para Gjykatës Penale në Shkup.

Ndërrimi i funksionarëve gjyqësor bëhet në kohën kur nga Qeveria e Maqedonisë sollën vendim për formimin e Këshillit të ri që do të ndjek zbatimin e e strategji së realizimit të reformave në gjyqësor. Sipas asaj që u bë e ditur nga udhëheqësi i Këshillit, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në përbërje të Këshillit do të jenë kryetarët e Gjykatave të Shkupit, Prokurorisë Publike, e Prokurorisë Speciale Publike dhe persona të tjerë, që sipas Zaevit “janë njohës të mirë të praktikës gjyqësore”.

Përndryshe, në Maqedoni kemi kryetar të ri të Prokurorisë Publike i cili u emërua pas gjashtë muajsh formim të Qeverisë, Lubomir Joveski që erdhi në vendin e Marko Zvërlevskit që në opinion u njoh si “prokuror me duar të përgjakura”. Në të njëjtën vijë të vlerësimit sikurse Zvërlevski është edhe kryetari aktual i Gjykatës Supreme në Shkup, Jovo Vangellovski i cili është edhe kumbar i ish kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë tash deputet i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanoski.

Vangellovski në opinion u aktualizua me parregullsitë që dolën në lidhje me sistemin AKMIS, ku në bazë të raportit që u publikua nga Ministria e Drejtësisë doli se lëndët gjyqësore, përfshirë edhe ato të Prokurorisë Speciale Publike janë shpërndarë në mënyrë manuale te gjykatësit e afërt me VMRO-DPMNE-në. Raporti për parregullsitë e AKMIS-it pas një muaji arriti në Prokurorinë Themelore Publike.

Skandali me sistemin AKMIS, sistem ky që në Gjykatën Themelore dedikohet për ndarjen e lëndëve te gjykatësit kompetent, përfshinë Vlladimir Pançevskin që punoi të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale Publike si i afërt me ish-kryetarin e Gjykatës Penale Shkupi 1, Jovo Vangellovski. Nevoja për kontroll të sistemit AKMIS erdhi pasi që në raportin e Pribesë u tha se “ka perceptime se lëndët gjyqësore nuk janë duke u ndarë nëpërmjet Sistemit AKMIS”.

Vangellovski dhe Karaxhovski do ta këshillojnë Zaevin në trupin e ri për reforma në gjyqësor?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button