Somali, mijëra të pastrehë si pasojë e “dëbimeve me forcë”

Sipas një raporti të Human Rights Watch (HRW), forcat somaleze të sigurisë që nga dhjetori i vitit 2017 kanë shkatërruar dhe rrëzuar dhjetëra vendbanime joformale në kryeqytetin Mogadishu, duke lënë mijëra njerëz të pastrehë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra rajonale e HRW-së në Kenia bëri të ditur se midis 29 dhjetorit dhe 19 janarit afërsisht tre mijë kasolle janë shkatërruar nga makineri të rënda të forcave të sigurisë.

Laetitia Bader, një studiuese e nivelit të lartë të HRW-së në Afrikë, i bëri thirrje qeverisë somaleze “të marrë përgjegjësinë për dëbimet masive me forcë të këtyre komuniteteve të rrezikuara dhe të margjinalizuara në Mogadishu”.

Ajo poashtu bëri thirrje për një “hetim tërësor” të ndjekur nga “hapa konkretë për t’u siguruar që të gjitha dëbimet e ardhshme janë të ligjshme dhe se kushdo që zhvendoset është siguruar”.

HRW tha se ka folur me njerëzit që u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre në vendbanimet Haq-Dhowr dhe Masha’Allah në afërsi të rrugës Afgoye-Mogadishu.

Një grua 56 vjeçare që jetonte në kampin Nuurto tregoi se “shumë herët në mëngjes kur është zgjuar policia, ushtria dhe inteligjenca ishin rreth vendbanimeve të tyre”.

“Ata erdhën nga rruga dhe filluan të demolojnë strukturat. Një buldozer po shkatërronte strukturat, ndërsa tjetri po grumbullonte mbeturinat”, tha ajo.

HRW rikujtoi se ministri federal i Planifikimit, Investimeve dhe Zhvillimit, Gamal Hassan, më 17 janar, në përgjigje të kritikave në rritje nga organizatat humanitare, kishte premtuar se qeveria do të hetonte dëbimet.

Sipas raportit të publikuar nga HRW, 2.1 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Somali, duke ikur nga thatësirat dhe konflikti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button