E kërkojnë në Turqi dhe Arabi, por Llullaku mund të rikthehet në Rumani

Azdren Llullaku është një nga lojtarët e kombëtares që është pa ekip për momentin dhe ka disa oferta.

Në Turqi dhe Arabi e duan sulmuesin dhe këtë ai e ka zbuluar që pas largimit nga Astana, transmeton Telegrafi.

Gjithsesi ende nuk ka vendosur, pasi kërkon një ekip ku të luajë. Kjo është e rëndësishme për të, në mënyrë që të mos mbetet jashtë kombëtares.

Gaz Metani është një nga klubet e interesuara për shërbimet e tija dhe në Rumani raportojnë se ka tratativa për t’u bërë një lëvizje e tillë.

Skuadra rumune ka nevojë për përforcime, për shkak se është në vështirësi dhe mund të bjerë nga kategoria.

Eksperienca e fundit e Llullakut te Gaz Metani ka qenë mjaft e mirë, me 16 gola të realizuar në gjysmë sezoni dhe një rikthim i tij nuk përjashtohet si mundësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button