Milani mposht Lazion për të shtuar shanset për Evropë

Milani ka fituar 2 me 1 ndaj Lazios në kuadër të xhiros së 22-të për t’ju afruar gjashtë pozitave të para të tabelës së Serisë A, pozita që çojnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm, transmeton Koha.net.

Patrick Cutrone dhe Giacomo Bonaventura shënuan për Milanin, ndërsa Adam Marusic shënoi golin e vetëm për romakët.

Në tabelë, Milani ka 34 pikë në pozitën e shtatë, aq sa ka edhe Sampdoria në pozitën e gjashtë. Lazio është e treta me 46 pikë, 11 më pak se lideri Napoli dhe dhjetë më pak se Juve që është e dyta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button