Lëvizja Besa: Edhe ne duhej të ishim pjesë e takimit të liderëve

Takimi i sotëm mes kryeministrit, kryetarit të shtetit dhe kryetarëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së është edhe një mospërfillje e shumicës të vullnetit të shqiptarëve në Maqedoni, kumtoi Lëvizja Besa, përkrahësit e Bilall Kasamit të cilët sot dhe hapën selinë e re në Shkup.

“Duke qenë të përkushtuar dhe konstruktiv në procesin e negociatave që po zhvillohen rreth emrit të shtetit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ne ndjehemi të indinjuar që shumica e shqiptarëve që sot nuk përfaqësohen nga BDI janë lënë jashtë tryezës për të informuar rreth procesit të negociatave për çështjen e emrit. Është e pakuptueshme qasja e këtyre protagonistave që po eliminojnë zërin e opozitës duke mos e ftuar partinë më të madhe opozitare të shqiptarëve në Maqedoni, pra Lëvizjen Besa në një takim me një rëndësi kaq të madhe për të ardhmen e shtetit. Prandaj, duke u nisur nga ky fakt, i bëjmë thirje kreut shtetëror, që urgjentisht të ndryshojë qasjen e saj selektive ndaj proceseve kaq të rëndësishme politike për të ardhmen e vendit, dhe të konsiderojë votat e opozitës shqiptare si përfaqësues legjitim të shumicës të shqiptarëve në Maqedoni duke i respektuar dhe bashkëbiseduar çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button