Burri më i gjatë në botë takoi gruan më të shkurtër në botë, për një qëllim të mirë (FOTO)

Njeriu më i gjatë në botë, sipas librit të rekordeve Guinness, ka takuar këtë të premte njeriun më të shkurtër në botë për të realizuar një set fotosh në piramidat e famshme të Gizës në Egjipt, shkruan Class.

Sultan Köse, është njeriu më i gjatë i regjistruar, 246.5 cm i gjatë, ndërsa Jyoti Amga, nga India, mban rekordin Guinness si gruaja më e shkurtër në botë me vetëm 62.8 cm e gjatë.

Seti i fotove prodhoi në Piramidat e Egjiptit ishte i jashtëzakonshëm, pasi ndryshimi i tyre në lartësi ishte edhe më i habitshëm nga afër. Në një nga fotot, Amge duket thjesht sa këmba e Kösen.

Çifti ekstrem u ftua nga Bordi Egjiptian i Promovimit të Turizmit për të vizituar vendet më të famshme të Kajros.

Dy personazhet e rekordeve kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinnes në vitin 2011. Lartësia e pazakontë e 35-vjeçarit turk është shkaktuar nga një gjendje e quajtur “gigantizëm i hipofizës”, rezultat i një mbiprodhimi të hormonit të rritjes.

Ndërsa Amge, ndërkohë, ka një formë të deformim i njohur si ‘achondroplasia’. Për shkak të gjendjes së saj, 24-vjeçarja nuk do të zgjatet më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button